Rron Gjinovci i kërkon falje Vjosa Osmanit, kjo është arsyeja

Aktuale

Rron Gjinovci i kërkon falje Vjosa Osmanit, kjo është arsyeja

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:10
Vjosa Osmani

Analisti politik, Rron Gjinovci, i ka kërkuar falje kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i kërkon falje pasi në fillim kishte dyshuar në të pasi është grua, por që tani e ka kuptuar se ka qenë gabime.

Këto fjalë ai i ka shkruar përbri fotos së bashkëshortit të Vjosës, ku banorët në ndërtesën ku ajo banon, i kishin lënë një letër dhe një lule tek lifti, në shenjë falënderimi.

Postimi i plotë:

E pranoj që kam dyshu te kjo gru qysh prej kandidaturës së saj për kryeministre, dhe sigurisht pa të drejtë. Ndoshta sepse në t'pavetëdijshmen teme të stërrvitun nga patriarkalizmi - gratë s'janë të qëndrushme në përballje të tilla. Por sa bukur e sa mirë që e kam pasë gabim, sa keq për mu që s'kom arritë ende me u çliru prej paragjykimeve ndoshta t'mshefuna në pavetëdijen teme. I kërkoj falje Vjosës! I kërkoj falje grave! Ko me u përpjekë me u përmirësu.

Ma poshtë, foto e postume mbramë nga bashkëshorti i Vjosës. Ky mesazh më përfaqëson edhe mu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat