Krasniqi: LDK-ja s’mund të propozoj mandatar, por Thaçi…

Aktuale

Krasniqi: LDK-ja s’mund të propozoj mandatar, por Thaçi…

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:05
Kuvendi

Hapi i parë që Presidenti i vendit, HashimThaçi, duhet ta bëjë pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti” është që në konsultim me partitë politike ta shpërndajë  Parlamentin dhe të caktojë zgjedhjet e reja, në kohë të përshtatshme.

Kështu thotë profesori universitar dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kolë Kransniqi.

“Në këtë situatë të krijuar, Presidenti në pajtim me partitë politike e shpërndan Parlamentin dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja , në kohë të volitshme”, ka thënë ai.

E, në rast se zgjedhjet e reja kundërshtohen nga partitë politike, atëherë Presidenti duhet të kërkojë nga Lëvizja “Vetëvendosje” një emër për Kryeministër.

VV-ja, sipas Krasniqit, sërish ka të drejtë të propozojë si mandatar për Kryeministër, Albin Kurtin.

“Nëse partitë politike kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë ai duhet të kërkojë nga Lëvizja Vetëvendosje emrin e një kandidati për Kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje prapë ka të drejtë ta propozojë Albin Kurtin për mandatar të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas profesorit universitar, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ofron emrin e mandatarit të ri, Kurti mbetet Kryeministër në dorëheqje derisa të mbahen zgjedhjet e reja.

Uniteti i partive politike në vend mund të sjellë një Qeveri teknike.

Kjo, sipas Krasniqit, mund të bëhet nëse partitë politike pajtohen  ndërmjet vete derisa emri i mandatarit mund të jetë apartiak.

Si i nominuar për Kryeministër të vendit, mund të jetë një qytetar që nuk i përket asnjë subjekti politik.

“Në rast se ekziston pajtimi i të gjitha partive politike, mund të themelohet edhe një qeverie teknike. Në këtë rast emri i mandatarit nuk ështëi detyrueshëm që të jetë detyrimisht nga jeta politike, por edhe një qytetar jashtë partiak dhe i pranueshëm nga të gjitha subjektet politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se LDK-ja nuk e ka mundësinë që të propozojë emrin e mandatarit, por ekziston një zbrazëtirë kushtetuese që mund ta shfrytëzojë Presidenti dhe ta nominoj LDK-në.

“Mirëpo Presidenti mund të shfrytëzoj një zbrazëtirë kushtetuese dhe ta nominoj LDK-në, në rast se LVV-ja nuk ofron një emër dhe atëherë vie në pyetje legjitimiteti i Qeverisë”, tha ai.

Të mërkurën me 82 vota pro, deputetët e legjislativit kanë votuar pro rrëzimit të Qeverisë Kurti. Mocioni për votëbesim u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas përçarjeve më partnerin e koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me shkarkimin e ministrit Agim Veliu dhe taksën ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat