10 raste të moszbatimit të vendimeve të Qeverisë

Aktuale

10 raste të moszbatimit të vendimeve të Qeverisë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:52
Ilustrim

Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me qytetarët që ata ta zbatojnë sa më mirë vendimet e Qeverisë, që kanë të bëjnë me masat për parandalimin e pandemisë së koronavirsit.

Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ditët e fundit policia ka hapur rreth dhjetë raste të moszbatimin të vendimeve.

Ahmeti në këtë intervistë ka thënë se janë të kënaqur me sjelljen e qytetarëve,  të cilët janë duke e respektuar vendimin  e qeverisë dhe po bashkëpunojnë shumë me Policinë e Kosovës, duke e lehtësuar kryerjen e punëve në baza ditore.  Ai ka thënë se meqë jemi vetëm në ditët e para të kufizimit të lirisë së lëvizjes, janë duke i informuar qytetarët dhe nuk kanë marrë masa drastike, derisa të gjithë qytetarët ta kuptojnë vendimin.

“Nuk mund të themi se kemi hasur në raste të padëgjueshmërisë por vërtetë ka raste që qytetarët, një kategori nuk kanë  informacione , nuk kanë pasur qasje në TV dhe portale dhe kategoria tjetër ata që vërtet kanë nevoja  e halle bazike që detyrohen të dalin në kohën e kufizimit të lirisë së lëvizjes”, tha Ahmeti.

Ai tha se Policia nuk do të marrë masa drastike deri sa qytetarët ta kuptojnë vendimin.

“Është vetëm dita e dytë e kufizimi të  lëvizjes. Deri të sigurohemi se qytetarët e kanë pranuar mesazhin dhe e kanë të qartë vendimin nuk kemi shkuar  fillimisht me masa drastike,  me ndëshkime, por kemi shkuar me informrimim,  tërheqje të vërejtjes, qortime të ndryshme. Besojmë që çdo ditë është duke u kuptuar nga  qytetarët se është në të mirën e tyre dhe as policia,  por as institucionet e tjera  nuk kanë asnjë qëllim tjetër. Qëllimi  i vetëm është mospërhapja e virusit që është bërë shqetësim për të gjithë qytetarët”, tha Ahmeti.

Ai ka bërë me dije se Policia është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Inspektoratet.

“Ne prej ditës së parë kemi filluar  dhe kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm me inspektorët e tregut,  të cilët na bashkëngjiten çdoherë kur  ndonjë biznes që nuk ka leje  për punë dhe nuk   respekton masat. Atëherë ata  zbatojnë gjobat ndërsa ne i asistojmë.  Rastet tjera sipas  kodit të procedurës penale hapim rate dhe i procedojmë në Prokurori. Kemi disa raste që i kemi shoqëruar në polici dhe kemi proceduar me lëndë. Tash u mbetet  Prokurorisë dhe Gjykatave. Kemi diku dhjetë raste që kanë të bëjnë me mosrespektim të masave.”, theksoi Ahmeti.

Ai ka folur edhe për qytetarët që kanë të drejtë të lëvizin.

“MPB ka lëshuar një urdhëresë , në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë MEPTINS është lista e bizneseve që janë të lirë të lëvizin. Operatorëve ekonomik ATK-ja  ua ka dërguar formularin të cilin e vulosin me të dhënat e punëtorëve, automjeti që duhet të lëvizin dhe  duhet të jetë automjet I  kompanisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat