Sveçla ka pritur në takim ambasadorin Kosnett, tregon se çka biseduan

Aktuale

Sveçla ka pritur në takim ambasadorin Kosnett, tregon se çka biseduan

Nga: A.SH Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:02
Philip Kosnett dhe Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Sveçla ka treguar se, njoftova ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Postimi në Facebook:

Sot kam pritur në zyrat e MPBAP-së Shkëlqesinë e Tij z. Philip S. Kosnett, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një takim njoftues.

Me këtë rast falënderova ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së dhe kërkova që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Personalisht e njoftova ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se kam marrë pozitën e u.d. ministrit. Gjithashtu e njoftova ambasadorin Kosnett se në kuadër të kompetencave të mija, kam marrë vendim dhe kam aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë. Z. Kosnett shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar nga policia e Kosovës dhe reaguesit e tjerë të parë në trajtimin e pandemisë që ka përfshirë Kosovën, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje, me qëllim të zhvillimit të Republikës të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite ambasadori Kosnett ka vizituar edhe Qendrën Operative të grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), si dhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit te Kufijve (QKMK), të cilat gjenden në objektin e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat