“Melihate Tërmkolli dikur e përkrahte Vetëvendosjen”, ja çfarë kishte thënë ajo për Isa Mustafën në vitin 2016

Aktuale

“Melihate Tërmkolli dikur e përkrahte Vetëvendosjen”, ja çfarë kishte thënë ajo për Isa Mustafën në vitin 2016

Nga: D.RR Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:47
Melihate Tërmkolli

Ndonëse tash është shumë e lidhur me krerët e partisë së vet, përfshirë edhe Isa Mustafën, Melihate Tërmkolli dikur e përkrahte Vetëvendosjen dhe ishte kundër Mustafës.

Kështu ka thënë ish zyrtari për media në AKR, Gurakuç Kuçi, i cili në Facebook ka treguar se kishte një bisedë me Tërmkollin në vitin 2016, kur ishte çështja e demarkacionit.

“Tani ajo më kujton një person dyftyrësh që i ndryshon qëndrimet e saj”, thotë ndër tjera Kuçi.

Postimi i tij i plotë:

Ishte viti 2016, koha kur unë punoja në zyrën për media në AKR, në një mëngjes ishim me disa koleg duke pi kafe në 'De Rada'. Me një tavolinë afër nesh pinte kafe e vetme Melihate Tërmkolli (Tërmëkolli siç do t'i thoshte Kadri Veseli). Ajo iu afrua tavolinës sonë dhe tha a mund të pij kafe me ju dhe ne me knaqësi i bëmë vend. Kërkonte këshilla në lidhje me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi. Ajo tha qe vet dhe 15 deputetë tjerë të LDK-së janë kundër votimit të demarkacionit dhe në përkrahje të opozitës (LVV, AAK, Nisma). Ishin kundër Isa Mustafës aso kohe edhe kryeministër dhe jo veç kryetar i LDK-së. Pra i bie që ishte edhe kundër Amerikës, pasi këta të fundit kërkonin të votohej demarkacioni. Sa here e shoh në TV teksa flet më kujtohet ajo ndej rreth 40 minutëshe. Tani ajo më kujton një person dyftyrësh që i ndryshon qëndrimet e saj ashtu si i konvenon ekzistencës së saj politike me këtë pro et contra amerikanizmin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat