Si reaguan deputetët e LDK-së gjatë votimit për rrëzimin e Kurtit? Tregon deputeti dhe ka një paralajmërim për ta

Aktuale

Si reaguan deputetët e LDK-së gjatë votimit për rrëzimin e Kurtit? Tregon deputeti dhe ka një paralajmërim për ta

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:23
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ka treguar se si mbrëmë deputetët e LDK-së gjatë votimit për rrëzimin e qeverisë, ishin të ngazëllyer e të buzëqeshur.

Ai ka thënë se hareja dhe gëzimi i tyre, e bënë të ndihej keq, madje edhe e emocionuan.

Por, ai është shprehur i sigurt se ngazëllimi dhe votimi i tyre “i turpshëm”, do të jetë i shkurtër, pasi sipas tij, VV dhe populli do ta kthejnë këtë vend kah e mbara, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Të dashur

Gjatë votimit mbrëmë për rrëzimin e qeverisë Kurti, meqë kisha deputetët e LDK-së shumë afër i dëgjoja me aq hov, ngazëllim, çjerrje, buzëqeshje, mosdurim, hare e gëzim votonin për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. T'ua them të drejtën më bën të ndihesha shumë keq, madje edhe më emocionuan.

Por pas kësaj mesazhet dhe përkrahja që na vinte na la të kuptohej një gjë. Ngazëllimi i tyre, votimi i turpshëm i tyre do të jetë i shkurtër sepse herën tjetër, ne me ju dhe ju me ne do ta kthejmë këtë vend kah e mbara!

Për këtë jam shumë i sigurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat