Tri raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti ka një kërkesë për Qeverinë

Aktuale

Tri raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti ka një kërkesë për Qeverinë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:05
Shpend Ahmeti

Edhe tetë raste të reja me koronavirus u shënuan sot në Kosovë. Tri prej tyre në Prishtinë.

Me këtë tast kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar te qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e tyre.

Ai po ashtu pati dy kërkesa edhe për nivelin qendror.

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe tetë raste të reja.

Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 - 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi situatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarve tjerë dhe situata është ende nën kontroll. Mbani kështu ju lutem, kufizoni qarkullimin.

Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të ri konsiderohet orari me dy periudha të restrikcioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte t ë kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbrëmjes deri në mëngjes.

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat