Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mirëpritur lajmin për shërimin e një pacienti nga COVID-19.
Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 79, përderisa një person ka arritur që të shërohet nga ky virus.
Lajmin për shërimin e një personi e ka mirëpritur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm por që ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i respektojnë në përpikëri këshillat e profesionistëve.
Postimi i plotë i Limajt, pa ndërhyrje:
Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.
Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë.
Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.
#rriNshpi.