Lista Serbe qeshën në Kuvend derisa Saranda Bogujevci po fliste për masakrën ndaj familjes së saj

Aktuale

Lista Serbe qeshën në Kuvend derisa Saranda Bogujevci po fliste për masakrën ndaj familjes së saj

Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:50
Saranda Bogujevci

Një gjest aspak i hijshëm ka ndodhur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Derisa fliste deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pretendohet se deputetët e Listës Srpska (veglat e Aleksandër Vuçiqit) shpërthyen me të qeshura kur ajo foli për vrasjen e familjarëve të saj.

Saranda, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes, u deklarua rreth këtij veprimi të turpshëm.

“Për të qeshurat e tyre nuk është çudi, nuk kanë ndryshuar, janë të njëjtit. Për mua më e dhimbshme është që nuk u dëgjua fjala e Kosovare Kelmendit (vajzës së Nekibe Kelmendit) se sa të qeshurat e Listës Srpska”, ka thënë ajo.

Bugujevci u shpreh se nuk pres asgjë më mirë prej Srpska-s, por që ka pritur më mirë nga bashkëkombësit e saj në legjislativ.

Në pjesën ku gjendeshin deputetët serbë, në katin e dytë (në vendin e mediave) ishin edhe deputetët e grupit 6+, dy deputetë të pavarur si dhe ata të Nismas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat