Themeluesi i degës së LDK-së: Vota ime dhënë LDK-së u keqëpërdorua dhe shkoi huq, kurrë hallall Isa Mustafës

Aktuale

Themeluesi i degës së LDK-së: Vota ime dhënë LDK-së u keqëpërdorua dhe shkoi huq, kurrë hallall Isa Mustafës

Nga: A.SH Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Aktivisti i LDK-së në Rahovec, Shaip Shala, ka thënë se, ka reaguar ndaj LDK-së për rrëzimin e qeverisë duke iu thënë se vota ime u keqëpërdorua dhe shkoi huq, hallall i bëj LDK-së por kurrën e kurrës Isa Mustafës.

“Në parlament u realizua puçi për interesa partiake dhe personale, duke shfrytëzuar pandeminë globale e corona virusit, si një akt tradhtar kundër vullnetit e qytetarëve”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi në Facebook:

Vota ime dhënë LDK-së u keqëpërdorua dhe shkoi huq. Hallall i qoft Kosovës angazhimi im si aktivist dhe bashkëthemelues i degës së LDK-së në Rahovec, i burgosur, i maltretuar, i rrahur pak nga regjimi gjegjësisht policia serbe, qoft edhe si punëtor sportiv shumëvjeçar, hallall i bëj edhe LDK-së ( por kurrën e kurrës Isa Mustafës). Në parlament u realizua puçi për interesa partiake dhe personale, duke shfrytëzuar pandeminë globale e corona virusit, si një akt tradhtar kundër vullnetit e qytetarëve. 70 vjet të mia i kam dedikuar rinisë së Rahovecit, dhe në çdo zgjedhje do jam vullnetarisht zëdhënësi më i zhurmshëm i LVV( jo si anëtar i subjektit politik) sepse për vitet e mia i jam mirënjohës rinisë, e cila më ka përkrahur, dhe e cila është prapa meje. Edhe profesioni më lejon të i ndihmoj të rinjve, sepse kanë votuar në zgjedhjet e kaluara për model qeverisës socialdemokrat, e jo për errësirë dhe kthim prapa për 20 vjet. Çdo tentim për të formuar qeveri tjetër pa mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë antikushtetues dhe goditje ardhmërisë të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat