Haziri tregon a ka dokument të përgatitur për Kosovën siç tha dje Kurti

Aktuale

Haziri tregon a ka dokument të përgatitur për Kosovën siç tha dje Kurti

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:17
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dita e djeshme ka qenë e rëndë për Kosovën.

Sipas tij çdo Qeveri meriton që të kalojë 100 ditë të jetëgjatësisë së saj, ndërsa ajo e djeshmja ku ka qenë pjesë edhe LDK, Haziri ka theksuar se ka rënë për shkak të veprimeve të njëanshme të Kryeministrit Albin Kurti – shkarkimi i Agim Veliut dhe mos heqja e tarifës ndaj mallrave serbe.

Për atë që Kurti tha dje se ekziston një marrëveshje e gatshme Kosovë-Serbi.

“Kurti tha nuk i kam parë dokumentet sekrete”.

“Nga ajo që unë bashkëpunoj me qendra politike të jashtme, për Kosovën dokumente të përgatitura nuk ka, nuk ka pasë as në Rambuje, as në Vjenë”.

“Dokumenti i Rambujesë ka qenë katastrofal, Pakoja e Ahtisaari nuk ka qenë ideale, por e ka njohur të drejtën e popullit për të qenë i pavarur. Edhe tash jemi në situatë të njëjtë mos të flasim për konspiracione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat