Konjufca: Nuk është bërë nami që është votuar ky mocion, Veliu e mori atë që e meritoi

Aktuale

Konjufca: Nuk është bërë nami që është votuar ky mocion, Veliu e mori atë që e meritoi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:37
Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë Glauk Konjufca, thotë se çështja e mocionit ndodhë në çdo vend ku ka demokraci.

Ai madje thotë se ka plotë vende që vet qeveria e nisë këtë mocion.

"Kur nuk mund të shtyhen shumë projekte të përbashkëta përpara e dërgon vetë këtë mocion, tha Konjufca për KTV.

Konjufca thotë se Veliu ka marrë atë që e ka merituar.

“Në vendet demokratike ku nuk mund të arrish të shtysh projektet të përbashkëta përpara vetë qeveria e ngrehë përpara këtë gjë..Nuk është që është bërë nami që është bërë një mocion i mosbesimit. Agim Veliu e ka marrë atë që  e meriton, ky vendim ka flejtë tek çdo qytetar”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat