Qorrolli: Çfarë skenarësh po luhen?!

Aktuale

Qorrolli: Çfarë skenarësh po luhen?!

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:42
Vigan Qorolli

Analisti Vigan Qorolli përmes një postimi në Facebook-un e tij ka thënë se ani pse kaluan pothuajse 24 orë nga mocioni i votëbesimit për Qeverinë Kurti, presidenti Thaçi ende nuk e ka nxjerrur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe t’I shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kjo pasi sipas tij presidenti Thaçi në të njëjtën ditë me 10 maj 2017 kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë Mustafa, Thaçi nuk hezitoi të veprojë.

“Po kjo kushtetute ishte ne vitin 2017, sikurse sot. Akgjykimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2014, ishte ne fuqi atehere, eshte edhe sot”, ka shruar Qorolli.

“Pse nuk po vepron presidenti njejte? Pse nuk po i perdor autorizimet e tija kushtetuese sipas nenit 84.2 te kushtetutes? Çfare skenaresh po luhen?!”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Si u be qe presidenti i atehershem dhe i sotem, Hashim Thaçi, ne te njejten dite me 10 maj 2017 kur u votua suksesshem mocioni i votebesimit per qeverine e drejtuar nga Isa Mustafa — te nxjerr dekret per shperndarjen e kuvendit dhe t’i shpall zgjedhjet e jashtezakonshme.

Po kalojne tashme 24 ore nga mocioni i votebesimit per qeverine e drejtuar nga Albin Kurti — dhe presidenti Thaçi nuk po vepron njejte.

Po kjo kushtetute ishte ne vitin 2017, sikurse sot. Akgjykimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2014, ishte ne fuqi atehere, eshte edhe sot.

Pse nuk po vepron presidenti njejte? Pse nuk po i perdor autorizimet e tija kushtetuese sipas nenit 82.2 te kushtetutes? Çfare skenaresh po luhen?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat