Hoti flet për shkarkimin e tij, ja si e mori lajmin - Bota Sot
Hoti flet për shkarkimin e tij, ja si e mori lajmin

Aktuale

Hoti flet për shkarkimin e tij, ja si e mori lajmin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:13
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing se militantët e VV’së po vazhdojnë fushatën e tyre nëpër rrjete sociale kundër subjektit të cilit ai i takon.

‘’Deri dje ishim të mirë për ta, ishim shpresa, ndërsa sot duket se u bëmë të këqinj’’, thotë ai.

‘’Ka filluar një fushatë e lincimit e fyerjeve që nuk është e shëndetshme. Duhet që kjo shoqëri të organizohet dhe të largojë këto fushata të një lëvizje e cila nuk është e shëndoshë. Nuk jemi të kërcënuar, por të intimiduar po. Dihet qartë se të kujt janë militantët. Mocioni nuk ka kaluar vetëm me votat e LDK’së. Ishin 82 vota. E kemi parë qasjen e kryeministrit dhe aty morrëm vendim që të bjerë qeveria’’

Tutje ai tregon se si e mori lajmin për shkarkimin e tij nga detyra paspërfundimit të seancës së Kuvendit.

‘’Nuk kemi kontaktuar fare. Pasi ka mbaruar seanca e kuvendit jemi shpërndarë. Kam parë njoftimet nëpër medie dhe më pas e mora një email. Nuk e di arsyen pse jam shkarkuar. Me Kurtin jam takuar disa here dhe nuk kemi pasur kurrë mosmarrëveshje përvec taksës’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat