Gima i shkarkuar vjen me një reagim të papërmbajtshëm ndaj Haki Abazit

Aktuale

Gima i shkarkuar vjen me një reagim të papërmbajtshëm ndaj Haki Abazit

Nga: D.RR Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:27
Agim Veliu

Ish ministri Agim Veliu, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pasi ky i fundit kritikoi ashpër sot Lidhjen Demokratike.

Veliu tregon se Abazin nuk e pranoi në LDK, ndonëse kishte shumë kërkesa nga ai.

Ish kryetari i Podujevës e përmend vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Astrit Deharit, për të cilat kishte folur Haki Abazi.

“Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?”, ka thënë ndër tjera Veliu.

Postimi i plotë:

Njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij.

Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë.

Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.

Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?

E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat