Përplasja e ashpër: Vjosa Osmani padit në gjykatë Astrit Haraqinë - Bota Sot
Përplasja e ashpër: Vjosa Osmani padit në gjykatë Astrit Haraqinë

Aktuale

Përplasja e ashpër: Vjosa Osmani padit në gjykatë Astrit Haraqinë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:25
Vjosa Osmani dhe Astrit Haraqija, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar padi ndaj ish- ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija.

“Do të padis, e shihemi në Gjykatë”, e ka paralajmëruar Vjosa Osmani Astrit Haraqinë, për një deklaratë në RTV Dukagjini në lidhje me një bursë.

Haraqija ka theksuar se bursën që e ka marrë Vjosa Osmani nga Qeveria Amerikane, gjatë kohës sa ajo ishte në Presidencë, ishte nënshkruar nga kryeministri Thaçi.

Pas kësaj, Osmani ka reagur sërish përmes drejtuesit të emisionit Ermal Panduri.

“Unë bursën e kam marrë direkt nga Qeveria e SHBA-së”, Ermal Panduri i ka cituar fjalët e Vjosa Osmanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat