Lutfi Haziri ka një mesazh për “opurtunistët politikë” që folën në Kuvend

Aktuale

Lutfi Haziri ka një mesazh për “opurtunistët politikë” që folën në Kuvend

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:59
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri po thotë se LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.

"Opurtunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit", ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:

LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.

Oportunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.

Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.

Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat