Mustafa pas deklaratës së SHBA-ve: Kurti duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve dhe miqve ndërkombëtar

Aktuale

Mustafa pas deklaratës së SHBA-ve: Kurti duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve dhe miqve ndërkombëtar

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:11
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së SHBA-ve se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka thënë se “të dështuarit që fajësuar SHBA-të”, duhet sot t’iu kërkojnë falje qytetarëve dhe miqve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, “kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës”.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat