Vitia: Në orën 15:00 do të shohim si të mënjanojmë kolonat e gjata në kohën e qarkullimit

Aktuale

Vitia: Në orën 15:00 do të shohim si të mënjanojmë kolonat e gjata në kohën e qarkullimit

Më: 27 mars 2020 Në ora: 09:15
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se janë duke u përgatitur të kemi mbi 1000 shtretër, edhe pse shpreson se mos të kemi nevojë.

Vitia tha se aktualisht kemi 86 të identifikuar që pothuajse të gjithë janë nga kontaktet që kanë pasur.

Ai shtoi se klinika Infektive ka 126 shtretër të kompletuar.

“Do të bëhen gati shumë shpejt mbi 500 shtretër vetëm në Prishtinë por edhe spitalet private dhe regjionale, dhe jemi duke u përgatitur të kemi mbi 1000 shtretër, edhe pse shpresojmë që mos të kemi nevojë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ministri Vitia tha se sot në orën 15:00, do të flasin me ministrat e linjës që të shikojnë si të mënjanojnë kolonat e gjata që po ndodhin gjatë kohës sa lejohet qarkullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat