E çuditshme: Antiamerikanët rrëzuan 'antiamerikanin', në vend se ta mbanin në pushtet!

Aktuale

E çuditshme: Antiamerikanët rrëzuan 'antiamerikanin', në vend se ta mbanin në pushtet!

Nga: G.B Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:05
Albin Kurti

Pronari dhe botuesi i gazetës kombëtare "Bota sot", ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e çuditshme se si antiamerikanët e rrëzuan "antiamerikanin", në vend se ta mbanin në pushtet.

Ai ka thënë se votat e Listës Serbe ishin pjesë e 82 votave të deputetëve, që e votuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

"Sa mirë që Hashim Thaçi paska arritur t'i bindë edhe serbët se duhet të jenë pro-amerikanë e ta harrojnë “nënën Rusi”", ka shkruar Mazrekaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E çuditshme: Antiamerikanët rrëzuan "antiamerikanin", në vend se ta mbanin në pushtet!

Si është e mundur që serbët, që janë populli më antiamerikanë në botë votuan për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga “antiamerikani” Albin Kurti?

Votat e subjektit politik, Lista serbe, ishin pjesë përbërëse e 82 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që e votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Sa mirë që Hashim Thaçi paska arritur t'i bindë edhe serbët se duhet të jenë pro-amerikanë e ta harrojnë “nënën Rusi”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat