Pamje nga karantina në Qendrën e Studentëve, shihet një person i sëmurë dhe s’i ofrohet ndihmë

Aktuale

Pamje nga karantina në Qendrën e Studentëve, shihet një person i sëmurë dhe s’i ofrohet ndihmë

Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosovapress ka siguruar një video nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku shihet një person duke u kollitur, por edhe i lodhur. Aty pranë janë mjekët, Policia, por edhe FSK-ja të cilët nuk reagojnë.

Personi që ka xhiruar këtë skenë e që dëshiron të mbetet anonim ka treguar për KosovaPress, se i njëjti person për disa minuta ka qëndruar aty dhe se nuk i është dhënë ndihma.

Kujtojmë se në Qendrën Studentore që tashëm është shndërruar në karantinë vetëm këtë të premte janë pranuar 55 qytetarë të ardhur nga Zvicra e që do të qëndrojnë 14 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat