Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët, ja kush e thotë

Aktuale

Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët, ja kush e thotë

Nga: A.J Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:45
Amerika

Intervista e Emisarit  të Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, ka sjellë reagime të shumeta derisa haptas qëndrimi i Amerikës është që heqja e taksës.

Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës Haki Abazi përmes një postimi në facebbok ka thënë se Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët. Zhvillimi Ekonomik dhe shtetin ligjor e të drejtë e gjeni në çdo fjali të programit dhe angazhimet e pakompromis të LVV. Grenell konfirmoi sot.

Abazi e ka quajtur Berat Buzhalen gurthyes.

Postimi i plotë:

Berat- Gurthyesi nuk ka bluar sonte. Asnjë pyetje nuk ka konfirmuar konspiracionin për terheqjen e ushtrisë dhe përkrahjes Amerikane. Amerika do të përkrahë qeverinë që është e zgjedhur me votën demokratike. Ajo votë është dhënë me 6 Tetor.

Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët. Zhvillimi Ekonomik dhe shtetin ligjor e të drejtë e gjeni në çdo fjali të programit dhe angazhimet e pakompromis të LVV. Grenell konfirmoi sot.

Në takimin me ambasadorin Kosnett që kisha sot është konfirmuar puna e shkëlqyeshme të qeverisë për covid-19 dhe vazhdimin e përkrahjes së SHBA-s per insitucioneve të Kosovës.

Pyetjet ishin sugjestive dhe të turpshme por në ate grackë nuk ra ambassadori Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat