A është dashur të pyetet Grenell për orientimin e tij seksual, flet sociologia

Aktuale

A është dashur të pyetet Grenell për orientimin e tij seksual, flet sociologia

Nga: A.J Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:39
Richard Grenell

Sociologia Sibel Halimi është çuditur për pyetjen që i është parashtruar për orientimin e tij Richard Grenell në intervistën e sontme.

Halimi ka thënë se pyetja për orientimin seksual drejtuar Richard Grenell, në një kontekst të një sërë pyetjesh tjera, komplet e panevojshme, sidomos kur një çështje e tillë nuk është fshehur nga ana e tij.

Postimi i plotë:

Pyetja për orientimin seksual drejtuar Richard Grenell, në një kontekst të një sërë pyetjesh tjera, komplet e panevojshme, sidomos kur një çështje e tillë nuk është fshehur nga ana e tij. Kjo edhe njëherë vërteton që shoqëria jonë ka nevojë për një emancipim rrënjësor në të gjitha dimensionet, në të kundërtën jeta e tij private do të duhej të nënkuptohej si pjesë e identitet të tij personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat