Paralajmëron kryetari i këtij subjekti politik në Kosovë: Bisedimet me Serbi do të jenë të dhimbshme për Kosovën

Aktuale

Paralajmëron kryetari i këtij subjekti politik në Kosovë: Bisedimet me Serbi do të jenë të dhimbshme për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:26
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, thotë se bisedimet Kosovë-Serbi do të jenë të vështira dhe të dhimbshme për Kosovën.

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se, i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell po thotë se nuk kanë plan, mirëpo, sipas Islamit, planin do ta bëjnë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq.

“Bisedimet me Serbi do të jenë të vështira dhe të dhimbshme pēr Kosovën!

Grenell nuk po thotë se kemi plan por po thotë se planin na e bjen Hashimi me Vuqiqin!

Çdo marrëveshje që ka ardhur në Kuvendin e Kosovës për ratifikim me 2/3 e që bashkësia ndërkombëtare ka qen sponzorues ka kalue pa telashe të mëdha!

Koha do të tregoj kush ka pasur të drejtë!”, shkruan Islami, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat