Politikani shqiptar: Grenell nuk përmendi as faktin e “parëndësishëm” që lidhet me Vuçiqin

Aktuale

Politikani shqiptar: Grenell nuk përmendi as faktin e “parëndësishëm” që lidhet me Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:31
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuçiq

Neritan Sejamini, ish-këshilltari i liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka quajtur “boshe” intervistën e mbrëmshme të të dërguarit special presidencial për dialogun Kosovë-Seri Richard Grenell.

Sejamini ka thënë se intervista në emisionin Pressing me Grenellin, nuk preku asnjë çështje thelbësore e as dytësore, pas sipas tij, ajo konfirmoi çdo dyshim që mund të kishte ndokush, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se ambasadori amerikan nuk përmendi asnjë problem serbo-shqiptar dhe as faktin e “parëndësishëm” që presidenti serb Aleksandar Vuçiq harxhon çdo energji dhe miliona që të mos njihet Kosova.

“Nuk përmendi asnjë problem serbo-shqiptar, as faktin e parëndësishëm që Vuçiq harxhon çdo energji dhe miliona që të mos njihet Kosova, sepse, natyrisht, këto nuk janë probleme ekonomike dhe ai merret vetëm me probleme ekonomike”, ka shkruar Sejamini në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Intervista e Grenellit ishte intervistë boshe! Me boshllëkun e saj—nuk preku asnjë çështje thelbësore, madje as dytësore, fare fare—ajo konfirmoi çdo dyshim që mund të kishte ndokush.

Thelbi i intervistës ishte se Grenell ka kërkuar heqjen e tarifave për të mirën e ekonomisë dhe popullit të Kosovës. Presioni nuk ka të bëjë fare me politikën, sepse Grenell tha se ai merret vetëm me ekonomi dhe nuk merret me politikë dhe nuk ka asnjë lidhje me arsye politike. Për shembull, Grenell ngriti problemin e madh që makina të marra me qira në Serbi nuk hyjnë dot në Kosovë pa kosto.

Grenell tha që problemet mes Serbisë dhe Kosovës janë kryesisht probleme ekonomike, që po u zgjidhën ato do zgjidhen edhe problemet politike.

Nuk përmendi asnjë problem serbo-shqiptar, as faktin e parëndësishëm që Vuçiq harxhon çdo energji dhe miliona që të mos njihet Kosova, sepse, natyrisht, këto nuk janë probleme ekonomike dhe ai merret vetëm me probleme ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat