Muja: Grenell nuk na e tha të vërtetën në tetor dhe janar, nuk shpjegoi a kishte rol në rënien e Qeverisë

Aktuale

Muja: Grenell nuk na e tha të vërtetën në tetor dhe janar, nuk shpjegoi a kishte rol në rënien e Qeverisë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:53
Armend Muja

Një intervistë e Richard Grenell, emisar special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Ishin të shumtë ata që përpiqeshin ta deshifronin se çka tha ai në të vërtetë, të tillë që i besuan plotësisht e të tillë që nuk i besuan fare. Këtë të fundit ishin kryesisht të krahut të pushtetit, Vetëvendosjes.

Edhe në kampin e analistëve politikë pati qëndrime e pozicionime të ndryshme. Ne kemi vendosur ta ndajmë me ju edhe një qëndrim të analistit Armend Muja. Ai ka pasur një qëndrim dyshues në raport me Grenellin.

Në një postim në Facebook, mbrëmë në mesnatë, Muja tha se Grenelli nuk ia kishte thënë të vërtetën Kosovës më 8 tetor dhe janar.

“Grenell – deklarata e SHBA per mungesen e nje marreveshje sekrete per shkembim eshte lajm i mire. Por edhe Grenell nuk e na e tha te verteten ne sy me 8 tetor 2019 dhe 24 janar 2020 kur tha qe parakusht per rifilim te dialogut ishte heqja e takses nderkohe qe Serbia duhet te ndalte kampanjen e cnjohjes. Gjithashtu, Grenell duhej te shpjegonte rolin e tij potencial ne rrezimin e Qeverise nderkohe qe Kosova ka nevoje per perqendrim tek epidemia Covid-19. Sic e thote miku yne Eliot Engell, ‘dicka nuk eshte ne rregull me politiken e SHBA dhe bulizmi i tij ndaj nje aleati te vogel nderkohe qe Serbia tolerohet eshte i papranueshem’. P.S. Pro-amerikan, pro-evropian dhe perkrahes i fuqishem i heqjes se takses qe ne fillet e saj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat