Kishin kontakt me të prekurin nga koronavirusi, dalin rezultatet për stafin mjekësor të QKMF në Podujevë

Aktuale

Kishin kontakt me të prekurin nga koronavirusi, dalin rezultatet për stafin mjekësor të QKMF në Podujevë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Pas dyshimit se kanë qenë në kontakt me personin e infektuar me COVID-19, stafi mjekësor prej 10 personash i QKMF në Podujevë, sot kanë bërë testimin në IKSHPK dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Bedrie Rama, epidemiologe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, i ka thënë se pas dyshimit se një pjesë e stafit mjekësor i kanë pasur kontakt me pacient të diagnostikuar me COVID-pozitiv, 10 persona, mjekë e infermierë të QKMF, sot kanë kryer testet  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.

“Mund të konfirmoj me kënaqësi se i gjithë stafi mjekësor, prej 10 personash mjekë dhe infermierë kanë rezultat negativ në testim në virusin SARS-CoV”, ka thënë epidemiologia Rama.

Ndryshe, në Komunën e Podujevës deri tash janë regjistruar katër raste të personave (përfshirë rastin e sotëm) të infektuar me COVID-19. Një person 82-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër (i biri i viktimë) tashmë është shëruar nga ky virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat