Baton Haxhiu: LDK’ja do ta formojë qeverinë e re në këtë kohë

Aktuale

Baton Haxhiu: LDK’ja do ta formojë qeverinë e re në këtë kohë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 23:07
Baton Haxhiu

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu, parashikon se Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti, që u rrëzua nga Kuvendi i Kosovës pak ditë më parë, do të jetë në detyrë vetëm edhe pak ditë.

Haxhiu parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë besoj që LDK’ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”, ka thënë Haxhiu.

“LDK’ja i ka 66 apo 67 vota”, ka llogaritur Haxhiu.

Sipas tij, LDK’ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat