Sonte do fleni më pak, ndërrohet ora

Aktuale

Sonte do fleni më pak, ndërrohet ora

Më: 29 mars 2020 Në ora: 01:00
Ilustrim

Llogaritja verore e kohës për vitin 2020 fillon nga ora 02:00 pas mesnate.

Me ndërrimin e orës, nga ajo dimërore në verore, në rrethana normale qytetarët do të flenë më pak.

Por, jo edhe në gjendjen aktuale kur shumica e njerëzve janë mbyllur në shtëpi, e janë liruar nga puna.

Ndërkohë, edhe nëpër botë ndërrimi i kohës duket se nuk ka efekt kësaj radhe meqë në shumë shtete lëvizjet dhe shumica e punëve në zyre janë ndaluar, duke bërë që të ketë më pak aktivitete të planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat