​Ndërrohet ora, nga sot fillon llogaritja verore e kohës

Aktuale

​Ndërrohet ora, nga sot fillon llogaritja verore e kohës

Më: 29 mars 2020 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Nga sot është rikthyer ora verore, ku në ora 02.00 të mëngjesit akrepat kanë lëvizur 60 minuta para që do te thotë ora ka kaluar në ora 03:00.

Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.

Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).

Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.

PE në vitin e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.

Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona.

84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat