Haradinaj: Çmimi që paguam për lirinë ishte shumë i lartë

Aktuale

Haradinaj: Çmimi që paguam për lirinë ishte shumë i lartë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 09:11
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirizimin e 49 shqiptarëve të paarmatosur në fshatin Beleg të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu ka kujtuar rënien heroike të 14 bashkëluftetarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës.

Njoftimi i plotë:

Çmimi që paguam për lirinë ishte shumë i lartë.
Sot kujtojmë martirizimin e 49 shqiptarëve të paarmatosur në fshatin Beleg të Deçanit.

Kujtojmë po ashtu rënien heroike të 14 bashkëluftetarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës.

Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë janë motivim për ne, që sa më shumë ta duam Atdheun e të punojmë vazhdimisht për forcimin e tij dhe mirëqenien e qytetarëve.

Krahas këtij angazhimi, beteja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon edhe sot, e do të vazhdojë deri kur të kthehen eshtrat e fundit në Kosovë.
Lavdi të rënëve për liri! R.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat