Mediet serbe njoftojnë dy raste të reja me virus Corona një në veri të Mitrovicës dhe një në Leposaviq

Aktuale

Mediet serbe njoftojnë dy raste të reja me virus Corona një në veri të Mitrovicës dhe një në Leposaviq

Nga: F.B. Më: 29 mars 2020 Në ora: 10:12
Mitrovicë

Gazeta “Kurir” ka njoftuar se shtabi i krizës në Mitrovicë ka njoftuar se nga 4 testimet që nga veriu i Kosovës janë dërguar në Institutin Torlak, dy kanë rezultuar pozitiv në virusin Corona dhe bëhet fjalë për persona nga veriu i Mitrovicës dhe Leposaviqi, transmeton “Bota Sot”.

Epidemiologu Aleksandar Antonijeviç nga enti për shëndet publik në Mitrovicë ka thënë se pacientët janë të vendosur në repartin infektologjik  në Qendrën shëndetësore të Mitrovicës dhe aktualisht janë në gjendje të mire, me këto dy raste sipas gazetës numri i të prekurve shkon në 3 në mjediset serbe.

Deri më tani në mjediset dhe vendbanimet serbe në Kosovë janë prekur tre persona, një grua nga lokaliteti Dobratin te Lipjani e cila u vendos në Qendrën Klinike në Nish dhe tash këta nga Mitrovica dhe Leposaviqi.

Bazuar në të dhënat e deritashme në Kosovë me virusin Corona janë prekur 91 persona dhe një prej tyre ka vdekur.

Janë caktuar 12 lokacione në veri të Kosovës në të cilat në të cilat nga bidonat mund të merren lëngje për dezinfektim të hyrjeve dhe të banesave dhe deri tash qytetarëve iu janë ndarë 6 mijë maska mbrojtëse nga fabrika "Javor" në Zubin Potok.

Në Mitrovicë sot nga 6.00 deri 9.00 u është lejuar qytetarëve të moshuar të dalin për furnizim me artikuj ushqimor, ndërsa qytetarët në moshë më të re që për shkak sigurisë dhe rrezikut gjatë kësaj kohe mos të dalin ne dyqane.

Sipas “Kurir” është kryer dezinfektimi në ndërtesat e banimit dhe automjeteve dhe rrugëve ne Zubin Potok, Vushtrri, Obiliq, Shtërpcë, Graçanicë Leposaviq dhe Pejë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat