Intepretimi kushtetues: Herën e parë e provon fituesi, herën e dytë kush s’e çon vendin në zgjedhje

Aktuale

Intepretimi kushtetues: Herën e parë e provon fituesi, herën e dytë kush s’e çon vendin në zgjedhje

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:57
Ilustrim

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Presidenti nuk mund të fillojë konsultat me partitë politike, pa shterrur raundin e parë, për të ia dhënë mundësinë VV-së që ta bëjë Qeverinë, në të kundërtën bën shkelje të Kushtetutës.

“Procedura është e njëjtë. Presidenti i Republikës nuk mund ta anashkaloj, sipas Kushtetutës dhe intepretimit që është ba në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN. Neni 95, neni 82 dhe neni 100 i Kushtetutës, nuk mund të interpretohen ndryshe, vecse qysh është interpretu nga Gjykata Kushtetuese. Ato nene, zbatohen vetëm bashkë me vendim, që do të thotë se herën e parë Presidenti ka zero diskrecion dhe për pasojë s’ka nevojë të takohet me askend të Vetëvendosjes, vetëm të dërgoj letrën, dhe të kërkojë nga ta emrin e mandatarit”, ka thënë ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë një interviste dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, ka dy mundësi që ky standard të ndërrohet. “I pari mu nxjerr një amandament kushtetutues, meqënese po shihet se janë 82 vota që mund t’i komandojnë ose të ndryshohet precedenti i Gjykatës Kushtetuese, me aktgjykim.”

Nëse nuk bëhen këto ndërrime, sipas Hasanit, në secilin rast, nëse Presidenti kalon tutje dhe fillon të konsultojë të gjitha partitë, përfshi edhe fituesin e zgjedhjeve, paraqet shkelje të Kushtetutës, pasi sipas tij, standardi i vendosur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka përcaktuar se nuk duhet lejuar të përmbyset vullneti i popullit, në një sistem proporcional siç është Kosova, sepse po të lejohej ajo logjikë, që të ndërtohet konjuktura në çdo moment nëpër kafe, atëherë do të humbiste kuptimi i zgjedhjeve. ‘Ai vendim nuk është bërë që të ia jep të dytit, të tretit, të pestit, por është bërë që me u siguru 100% që nuk përdhunohet vullneti i qytetarit. Prandaj, janë vendosur ato pengesat mbizotëruese, që duhet të jenë kumulative, objektive dhe s’mund të jenë politike, të cilat duhet vlerësuar, por ato Presidenti s’mund t’i vlerësojë vetë, por duhet vlerësu nga forcat politike, pra duhet me pas një konsesus maksimal për mos me shku në zgjedhje.”

Hasani ka thënë se në këtë rast, përfshihen disa prej këtyre kritereve. “Për shembull tash është koronavirusi, nuk duhet të shkohet në zgjedhje sepse është apsurd, është rrezikim me i thanë popullit dil vraju dil humb jetë këtu, ky është një kriter, kriter tjetër objektiv mund të jetë përshembull vota, 82 vota janë në mocion, por këto nuk mund të dihen, pa e rrëzuar raundin e parë, sepse nuk mund ta din VV se kend e propozon dhe janë qato konjuktura që i kanë ba 82 vota, nesër mujn me ba marrëveshje me VV-në.”

Hasani ka folur edhe për kompetencat e Qeverisë së shkarkuar, për të cilat thotë se janë të plota deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Duke marrë për bazë, kompetencat në bazë të Kushtetutës, në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, profesori Hasani ka thënë se Kurti nuk është dashur të frikësohet nga çfarëdo marrëveshje, për të cilat po flitet, por është dashur të ballafaqohet dhe për këtë garant e ka pasur Kushtetutën, e cila secilën marrëveshje kërkon të kalohet në Kuvendin e Kosovës.

Hasani ka folur edhe për shkeljet e Kushtetutës lidhur me vendimet e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe poashtu shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti, i cili ka bërë thirrje që këto vendime të mos zbatohen. Derisa, në Gjykatën Kushtetuese ka një rast, i cili po trajtohet nëse vendimi i Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes është në përputhje me Kushtetutën, Hasani nga përvoja dhe ekspertiza e tij, vlerëson se Gjykata do të marr vendim që ta shpallë vendimin e Qeverisë si kundërshtetues. Hasani ka folur edhe për kundërthëniet në mes të SHBA-së dhe disa shteteve të BE në raport me dialogun Kosovë – Serbi si dhe qëndrimet e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat