Vitia zbulon arsyen pse Kurti e shkarkoi Bordin e SHSKUK-së

Aktuale

Vitia zbulon arsyen pse Kurti e shkarkoi Bordin e SHSKUK-së

Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:38
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar rreth shkarkimit të Bordit të SHSKUK’së gjatë ditës së djeshme nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Vitia ka treguar arsyet e këtij veprimi, për të cilin ka thënë se tash e një kohë bordi ka qenë jofunksional dhe për këtë arsye janë marrë masa për emërimin e bordit të ri.

“Bordi një kohë tash e tutje ka qenë jo funksional dhe kjo ka qenë arsyeja e bordit të ri dhe është e domosdoshme një bord funksional dhe do të jetë në fokus e gjithë situata”, ka thënë Vitia.

Ai tutje ka njoftuar se janë porositur teste të reja lidhur me koronavirusin, për të cilin thotë se është i sigurtë se ky numër i të prekurve do të vazhdojë të rritet, ndërkohë që shton se asnjë nuk është i përjashtuar dhe asnjë nuk do të jetë i privilegjuar për këtë llloj testimi.

“Janë bërë porositë e testeve të reja dhe në një takim që kemi pasur jemi dakorduar që të ngrisim kapacitetet e rritjeve të testimit dhe kjo i takon profesorit që ta bënë këtë gjë. Me rritjen e numrit të testeve unë jam shumë i sigurt qe numri do të vazhdon. Asnjë nuk është i përjashtuar dhe asnjë nuk do të jetë i priveligjuar në këtë rast”, ka përfunduar Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat