Reagon Albulena Haxhiu, tregon se çfarë ka kërkuar nga ministri në detyrë Besnik Bislimi

Aktuale

Reagon Albulena Haxhiu, tregon se çfarë ka kërkuar nga ministri në detyrë Besnik Bislimi

Nga: N. H Më: 29 mars 2020 Në ora: 19:00
Albulena Haxhiu

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë nja sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër Covid-19.

Haxhiu thotë se pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK-së, ka kërkuar nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, për gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar.

Kujtojmë se ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka propozuar një pako emergjente që pret të aprovohet nga qeveria.

Në këtë pako hyjnë gjithsej 13 masa të propozuara ekonomike, e njëra prej tyre është edhe shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë.

Ja shkrimi i saj:

Sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër COVID - 19

Të premten, Ministri i Financave, z.Besnik Bislimi, ka bërë të ditur shtesat që do t'i ndahen punonjësve shëndetësor, policëve dhe zjarrëfikësve.

Pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK, po atë ditë i kam shkruar zyrtarisht Ministrit të Financave dhe kam kërkuar gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar.

Kam kërkuar poashtu nga drejtori i ShKK, raport për zyrtarët që kanë qenë direkt të ndërlidhur me zbatimin e masave kundër COVID në burgje.

Pas dorëzimit të këtij raporti, të njëjin do ta përcjellë edhe në Ministri të Financave dhe së bashku do të shohim mundësitë e përfshirjes së tyre.

Personeli i shërbimit korrektues, deri tani ka qenë në krye të detyrës dhe ka qenë i përkushtuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të burgosurve prandaj do ta kenë mbështetjen time, jo vetëm tani por në vazhdimësi sepse në agjenden time legjislative ka qenë prioritet edhe procedimi në Kuvend i ligjit të veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Fatkeqësisht atyre që nuk iu përshtatet përparimi, rrëzuan Qeverinë, duke tentuar të ndalnin edhe këtë ligj por edhe ligjin për administratën e sistemit të drejtësisë, atë të konfiskimit, vetingun dhe shumë reforma të tjera.

Por siç e dini, kjo është vetëm një vonesë të cilën do ta kapërcejmë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat