​Infermierët mirëpresin propozimin e MF për ndarjen e 300 eurove për dy muajt e ardhshëm

Aktuale

​Infermierët mirëpresin propozimin e MF për ndarjen e 300 eurove për dy muajt e ardhshëm

Më: 29 mars 2020 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e nga 300 euro për infermierët në dy muajt e ardhshëm, ndonëse konsideron se kjo shumë është mjaft simbolike dhe nuk përkon as për së afërmi me punën që infermierët bëjnë.

Në një komunikatë në Facebook, kjo sindikatë shpreh shqetësimin se duke pasur parasysh ritmin e madh me të cilin infermierët po ikin në Gjermani, atëherë shtrohet pyetja se ‘nëse pas një viti ndodh një pandemi e tillë, atëherë kush do të merret me trajtimin e pacientëve?’

“Asnjë Qeveri deri më tani për 20 vite rresht nuk i ka pasur infermierët prioritet, ani pse pa punën e infermierëve as që mendohet shëndetësi e mirë. Sot në shekullin 21, infermierët ende nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk paguhen për rrezikshmërinë e lartë që kanë nga infeksionet dhe rrezatimet e ndryshme, nuk kanë rregullore të punës. Pas kësaj pandemie, ne do të vazhdojmë takimet me ministrin e Shëndetësisë i cili ka shpreh gatishmëri të madhe t’i përkrahë dhe të realizojë kërkesat e infermierëve”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat