Ndihma për media do të ketë në pakon qeveritare të radhës

Aktuale

Ndihma për media do të ketë në pakon qeveritare të radhës

Më: 29 mars 2020 Në ora: 20:56
Ilustrim

Ministria e Financave e ka në plan edhe një pako emergjente, tjetër nga 170 milionë eurot që u miratuan nga qeveria javën që mbeti prapa.Kësaj herë në radhe, do të ndihmohet edhe sektori i informimit.

Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur, zëvendës ministri I financave Agim Krasniqi.

Ai tha se për aq sa ka mundësi buxhetore, qeveria që e thotë fjalën e fundit, do t’i kompenzojë të gjithë sektorët që janë prekur nga pandemia.

E si të nevojshëm përfshirjen e mediave në pakot emergjente , po e shohin edhe gazetarët të cilët raportuan edhe në kohë rrezikshmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat