Abdixhiku: Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me Covid 19

Aktuale

Abdixhiku: Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me Covid 19

Më: 29 mars 2020 Në ora: 20:59
Lumir Abdixhiku

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është duke monitoruar të dhënat në rajon sa i përket përhapjes së pandemisë Covid 19.

Abdixhiku përmes rrjetit social Facebook, ka shpërndarë atë që ai e ka quajtur “Grafikoni i shpresës”, ku ka thënë që Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve.

Sipas tij, më e rëndësishme është që vendi ynë po vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores, pra “rritmi i rritjes s’është eksponencial”.

Statusi i plotë:

Grafikoni i shpresës.

Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët.

Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë duhet falenderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë.

Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi.

Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë.
Do të kemi kohë për të gjitha.
 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat