Flasin nga Kuvendi, sqarojnë përkthimin e 9 marsit: Përkthyesja kishte...

Aktuale

Flasin nga Kuvendi, sqarojnë përkthimin e 9 marsit: Përkthyesja kishte...

Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:08

Deputetja Fidan Jilta, kishte folur në gjuhën e saj amtare, por atë nuk është se kuptoi kush në përkthimin që iu bë në gjuhën shqipe.

Gruaja që po e përkthente anëtaren e grupit parlamentar 6+ në seancën e 9 marsit, doli të mos ishte kompetente e fushës. E për më tepër, të kishte shqetësime shëndetësore, kryesisht me frymemarrje.

Këto momente tek 3 javë më vonë u përhapën nëpër portale dhe rrjete sociale, derisa u përcoll me një sërë komentesh përqeshëse e ofenduese, për çka ngjalli reagim edhe të Kuvendit.

Sipas sekretariatit të organit ligjvënës, video e cila po qarkullon është nxjerrë tërësisht nga konteksti, e shtuan se do të nisin hetimet.

Kështu thanë për televizionin edhe deputetët e komunitet turk. Deputeti Fikrim Damka, që e kishte angazhuar vetë në përkthim u shpreh i habitur me keqkuptimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat