Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt i reagon ashpër njeriut të afërt të kryeministrit Kurti

Aktuale

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt i reagon ashpër njeriut të afërt të kryeministrit Kurti

Nga: A.SH Më: 29 mars 2020 Në ora: 22:44
Halil Matoshi

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka reaguar ndaj një letre të Andi Bushatit i cili iu është drejtuar VV-së “Letër miqve të mij në Vetëvendosje, revoltohuni”.

Ai përmes një shkrimi ka përshkruar Bushatin si një hajvan nga Tirana që po lypë gjakderdhje në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë

Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati.

“... dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.”

Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes.

Kjo mendje e instrumentalizuar kriminale për me e zbatu konceptin leninist për ‘domisdoshmërinë e dhunës’, tashmë i ka zgjedhur edhe viktimat e aksionit të revoltës, maska(renjtë) që nominalisht, sipas përfaqësimit demokratik në Kuvend, janë rreth 85% e popullit të Kosovēs!?

Për studjuedin Christopher L. Atkinson, krijimit të një plani për aksionin e grupit (pakicës profetike) i paraprinë identifikimi i një armiku, si themel i goditjës.
Bushati e ka identifiku armikun: Maska(renjtë)!?
Mbi këtë postulat u ideu dhe zbatu gjenocidi Kamboxhian, nga Kmerët e Kuq, përmes një aksioni të projektuar nga lideri Pol Pot për purifikimin e kombit jsmboxhian në rrugën e tij komuniste.
Lëvizja rezultoi në vdekjen e afërsisht 1.5 deri në 2 milion njerëz nga 1975 deri në 1979, gati një e katërta e popullsisë së Kamboxhias.

P.S.

Tash populli i Kosovës ka dy zgjedhje:
1. Unitet demokratik dhe rreshtim me Amerikën apo
2. të marrë anën e terrorizmit leninist dhe të rreshtohet me Rusinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat