Ahmeti: Shkoi edhe një javë, do ta kalojmë këtë sfidë

Aktuale

Ahmeti: Shkoi edhe një javë, do ta kalojmë këtë sfidë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 00:10
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar përsëri rreth koronavirusit.

Ai, ka thënë se numri i të infektuarve në Kosovë nuk është arsye opër t’u relaksuar, ani se numri ende nuk është i përmasave që shtetet tjera e kanë.

Postimi i tij i plotë:

Shkoi edhe një javë!

Bilanci prej 15 në Prishtinë e 94 në Kosovë i mirë krahasuar me shtetet tjera por aspak arsye për tu relaksuar. Spo themi më dy javet e ardhshme janë kritike vec po themi të punojnë bashkë deri ta kalojmë.

E do ta kalojmë! Me qetësi e diciplinë.

Në Prishtinë këtë javë e fillojmë me ndihma e vazhdojmë me pakon ekonomike.

#rriNshpi?

#Prishtina?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat