Mustafa, Veseli, Limaj e Haradinaj ‘llaf e muhabet’ me Thaçin, ndërsa Kurti vepron ndryshe

Aktuale

Mustafa, Veseli, Limaj e Haradinaj ‘llaf e muhabet’ me Thaçin, ndërsa Kurti vepron ndryshe

Nga: H.O. Më: 30 mars 2020 Në ora: 07:40
Arkiv

Në fillim të muajit mars, Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim të gjithë përfaqësuesit e partive politike për t’i njoftuar për takimet që ai kishte zhvilluar në SHBA.

Të gjitha partitë iu përgjigjen ftesës, në përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas janë publikuar edhe pamjet nga këto takime, ku përfaqësuesit e partive politike janë parë ‘kokë me kokë’ me Presidentin Thaçi duke qeshur e biseduar.

Në këto takime nuk kishin munguar asnjëri nga liderët e partive në vend, duke përfshirë kështu Isa Mustafën, kreun e LDK-së, Kadri Veseli nga PDK-ja, Fatmir Limaj nga Nisma dhe Ramush Haradinaj, nga AAK-ja.

Ndërkaq nga takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me Presidentin Thaçi, kemi parë pamje të seriozitetit dhe jo ‘llafe e të qeshura’, sikurse kanë bërë tjerët liderë partish.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat