Gani Geci: Në luftë e paslufte e mbrojta Kushtetutën, ja pse po më shajnë njerëzit tash

Aktuale

Gani Geci: Në luftë e paslufte e mbrojta Kushtetutën, ja pse po më shajnë njerëzit tash

Nga: N.Sh Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:22
Gani Geci

Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për problemet që i ka pasur në luftë e paslufte.

Geci thotë e problemet që i ka pasur ai janë vetëm pse në luftë e ka mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, kurse pas luftës Kushtetutën e Kosovës.

Pas gjithë kësaj, Geci thotë se tash po e akuzojnë dhe po e shajnë se nuk din të lexoj më shumë sesa titujt e portaleve.

Ish-deputeti i Kosovës, thotë se e kanë shajtur njerëzit e LPK-së se po e mbron Ibrahim Rugovën dhe Bujar Bukoshin, edhe pse thotë se asnjërë nuk i kish pa këta të dy në luftë.

Geci pohon se kushto që i bën 80 vota dhe e ndërron Kushtetutën, ai do ta mbroj përsëri atë Kushtetutë të Kosovës.

Postimi i plotë:

Te dashur miq

Të gjitha problemet gjatë luftës dhe pas luftës i kam pasur për shkak se unë e mbroja Kushtetutën e Kaçanikut.

Gjatë asaj kohe me shajshin këta LPK-ja se ti po e mbron Ibrahim Rugovën dhe Bujar Bukoshin e unë i shkreti vetëm Kushtetutën e mbroja as nuk i njihsha Brahim Rugovën as Bujar Bukoshin kurrë si kisha pa.

Kushtetutë tjetër nuk kishim.

Tani kur po e bëj të njëjtën gjë po e mbrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kushtetutë kjo e njohur nga të gjitha demokracitë perëndimore tash po më shajnë njerëzit që nuk din me lexua ma shumë se titujt e Portaleve.

Kurdo që dikush i bën 80 vota në Kuvend dhe e ndërron Kushtetutën e Republikës se Kosovës unë i pari do ta mbroj at Kushtetutë.

Prapë nuk do të mbroj individ por Kushtetutën sepse unë kurrë nuk kam mbrojt dhe as nuk ta mbroj individin individin e mbron Kushtetuta.

E për Individualisht Unë e mbroj dhe e vetmbroj vetëm shpinë time dhe familjen time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat