​PDK: VV po përgatitet për dhunë në Kosovë, të dënohet nga të gjithë

Aktuale

​PDK: VV po përgatitet për dhunë në Kosovë, të dënohet nga të gjithë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës dënon thirrjet e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes këto ditë për dhunë dhe vëllavrasje, duke konsideruar se kjo gjuhë e dhunshme është e dënueshme sepse po nxit një konflikt të rrezikshëm shoqëror.

PDK nëpërmejt një komunikate thotë se këto deklarata të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje brenda dhe jashtë Kosovës, e kanë për qëllim nxitjen e një zinxhiri të dhunës që del jashtë institucioneve shtetërore për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

“Ato filluan me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës, i cili gjatë seancës paralajmëroi trazira, për t'u përshkallëzur me deklarata kërcënuese të Agim Bahtirit, Bojken Abazit, Artan Abrashit e përfaqësuesve të tjerë të LVV-së të cilët kanë folur për dhunë, anarki e vëllavrasje. Ne dënon rëndë gjuhën e urrejtjes dhe krijimin e klimës së frikës nga zyrtarë të lartë të Vetëvendos jes, të ndihmuar dhe orkestruar edhe nga analistë të papërgjegjshëm në Shqipëri e Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë askënd që të kërcënojë sigurinë publike, të mbjelli përçarje, të nxisi konflikt civil e të shkeli rendin kushtetues”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDK-së, pasojat e këtyre veprimeve janë të paparashikueshme dhe përgjegjësia totale për çfarëdo që ndodh ka për të qenë e gjitha e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat