Deputeti i VV-së Presidenti po përpiqet ta destabilizojë Kosovën

Aktuale

Deputeti i VV-së Presidenti po përpiqet ta destabilizojë Kosovën

Nga: A.Zh Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:36
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për përpjekje të destabilizimit të vendit midis krizës shëndetësore.

Rexhaj ka thënë se ndërrimi i Qeverisë, e cila sipas tij, po e administron mirë pandeminë, do të ishte veprim kriminal, përcjell Bota sot.

Deputeti i VV-së ka thënë se presidenti dhe të tjerët kanë frikë nga zgjedhjet.

Postimi i Rexhajt në Facebook:

Përpjekja e presidentit për të destabilizuar vendin midis krizës shëndetësore e vë në rrezik shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ndërrimi i qeverisë që po mirëadministron pandeminë, në kohën kur sëmundja po rritet, do të ishte veprim kriminal, prandaj jemi kundër.

Presidenti dhe të tjerët kanë frikë nga zgjedhjet, por 20 vite me radhë të korruptuarit kanë qenë sëmundja e këtij vendi, shyqyr që i hoqëm. Tash të largojmë dhe koronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat