Abazi: Qëndrimi i VV-së është të ketë zgjedhje të reja, presidenti nuk mund ta ndërroj votën e sovranit!

Aktuale

Abazi: Qëndrimi i VV-së është të ketë zgjedhje të reja, presidenti nuk mund ta ndërroj votën e sovranit!

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:51
Haki Abazi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot përmes një qëndrimi zyrtar tha se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Thaçi i cili sot priti në takim ambasadorët e shteteve të QUNT-it, këtë javë pritet që të takohet edhe me liderët e partive parlamentare, për tu konsultuar rreth mundësisë së krjimit të një qeverie të re.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje, thonë se nuk ekziston asnjë opsion tjetër, përveç që vendi të shkojë në zgjedhje.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha pse Vetëvendosje ka qëndrimin e saj, që qeveria në detyrë, duhet të dërgojë vendin deri në momentin e shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Abazi thotë se Kosova është shtet parlamentar, dhe se presidenti nuk mund ta imponojë votën e sovranit, as nuk mund të përcaktojë se çfarë qeverie i nevojitet vendit.

“E para është që presidenti nuk mund të imponoj dhe të ndërroj votën e qytetarëve e as kushtetutën e vendit, presidenti nuk ka asnjë kompetencë të vlerësoj se çfarë qeverie i nevojitet një vendi, atë e përcakton sovrani, na jemi shtet parlamentar, presidenti ka rol ceremonial. Po Vetëvendosje është në qëndrimin që kjo qeveri në përkujdesje, duhet të dërgojë vendin deri në momentin e shpalljes së zgjedhjeve të reja, pra në zgjedhje të reja, nuk shkojmë kundër vullnetit të qytetarvëe, nuk është Thaçi ai që përcakton se çfarë qeverie do të ketë vendi”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat