Vazhdojnë reagimet ndaj Agim Bahtirit: Visar Berisha e quan “tyxhar” dhe “katërkëmbësh”

Aktuale

Vazhdojnë reagimet ndaj Agim Bahtirit: Visar Berisha e quan “tyxhar” dhe “katërkëmbësh”

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:27
Visar Berisha

Pas kërcënimit që e bëri kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV-së, Agim Bahtiri për “vëllavrasje” në rast të formimit të një qeverie të re, nuk po ndalen reagimet e shumta kundërshtuese ndaj kësaj qasjeje urrejtje-nxitëse. Së fundi ka reaguar edhe Visar Berisha. 

Në Facebook-un e tij, Berisha ka qenë i ashpër ndaj Bahtirit, por duke thënë edhe se ky i fundit “nuk e njeh peshën e fjalëve” dhe se dikush tjetër ia ka përcjellë në vesh një kërcënim të tillë.

Berisha – i cili është i biri i ish-kryetarit të Kuvendit, Kolë Berisha dhe ish këshilltar i Avdullah Hotit – e ka quajtur Bahtirin edhe si “katërkëmbësh politik” dhe “tyxhar” e “frikacak”.

Për ata që nuk e dinë, fjala tyhxhar siç shpjegon fjalori definohet si “Tregtar i pasur, tregtar që shiste e blinte mallra me shumicë. Ua pinin gjakun tyxharët.”

Statusi i plotë:

Na krejt e dijme se Agim Bahtiri asht nje katerkambesh politik, tugjare dhe frikacak! Ai nuk e njeh peshen e fjaleve…kush ia ka percjelle ne vesh atij, ai e mbane pergjegjesine!!

Le ta harron ai dhe ata qe e kane mesue se e tusin lirine e kujte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat