Presidenti Thaçin e fton Kurtin të parin në konsultime

Aktuale

Presidenti Thaçin e fton Kurtin të parin në konsultime

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:49
Kurti dhe Thaçi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës, në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike.

Në ftesën e siguruar nga media, Presidenti Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit për konsultime në Presidencë.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.

Më tej në shkresën e Presidentit dërguar Kurtit shkruan se takimi do të mbahet më 01.04.2010, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat