Avokati i Bahtirit, Tomë Gashi flet rreth deklaratës së tij

Aktuale

Avokati i Bahtirit, Tomë Gashi flet rreth deklaratës së tij

Nga: G.B Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:21
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, avokat i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas deklaratës së tij që ngjalli reagime të shumta.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Bahtiri ka thënë "mos hyni në një konflikt vëllavrasje", përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se këtu nuk ka asnjë element të veprës penale por vetëm po tentohet dëmtimi i imazhit të tij.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zotni AGIM BAHTIRI e thot te kunderten e nxitjes, keta e therasin me dhan saqrime...!

Në cilësin e Avokatit të Kryetarit AGIM BAHTIRI, i cili është edhe zyrtar i lartë i Lëvizjës VETËVENDOSJE ! ju njoftoj se ai për këtë deklarat ka dhënë sqarimet e duhura,dhe dëgjojeni vet,ai thotë...”MOS HYNI “ në një konfliket vëllavrasje. Dhe kjo eshte E KUNDERTA e nxitjees .Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetem tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit shumë të sukseshem të Mitrovicës dhe të Lëvizjës VETËVENDOSJE!
Ne kete rast kemi te bejme me standard te dyfisht te Prokurorise: Kur Presidenti beri thirrje publike per rezistence ndaj masave parandaluese te QEVERIS KURTI asnji Prokuror nuk hapi hetime, edhe pse ajo thirrje ka qene shume e rrezikshme dhe at ne mes te betejes kunder virusit vdekjeprures.
Vlerësone vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat