Arrestohet personi që kërcënoi me jetë ish-deputetin Milaim Zeka

Aktuale

Arrestohet personi që kërcënoi me jetë ish-deputetin Milaim Zeka

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:04
Milaim Zeka

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person i cili e ka kërcënuar në rrjetet sociale ish-deputetin Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Mund të konfirmojmë arrestimin e një personi për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Lidhur me rastin është lajmëruar edhe prokurori kujdestar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat